Skandali korruptiv i Brukselit/ Ish-Zyrtarja e lartë europiane, Eva Kaili del nesër para gjyqtarëve belgë, do të deklarohet e pafajshme

0

Paraditen e së enjtes Eva Kaili do të dalë para këshillit paraprak i cili do të vendosë nëse do t’i vazhdohet paraburgimi me një muaj apo do të lirohet përkohësisht me kushte shtrënguese.

Ish-zëvendëspresidentja e Parlamentit Europian ndodhet prej më shumë se një muaji në burgjet belge, ndërsa pak javë më parë kishte kërkuar lirimin e përkohshëm nga burgu me byzylyk, por seanca ishte shtyrë.

Pas lajmit se Panzeri ka vendosur të bashkëpunojë me autoritetet dhe të flasë për gjithçka për të marrë një trajtim më të favorshëm, avokati i Eva Kailit, Michalis Dimitrakopoulos është pyetur nga Open nëse kjo ndryshon diçka përsa i përket linjës së saj të mbrojtjes.

“Edhe Eva Kaili nesër do të deklarohet e pafajshme dhe do të luftojë për të vërtetuar pafajësinë e saj”, theksoi avokati i Eva Kailit.

Kujtojmë se Eva Kaili përballet me akuza të rënda, lidhur me korrupsion, pastrim parash dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Panzeri është gati të tregojë të gjithë të vërtetën, thotë avokati i tij

Avokati belg i Antonio Panzerit, Marc Utendaal, duke folur për agjencinë italiane të lajmeve Ansa, iu referua vendimit të klientit të tij për të nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me prokurorët e Brukselit.

“Antonio Panzeri është i gatshëm të tregojë të gjithë të vërtetën dhe të kontribuojë në efektivitetin e hetimeve. Ai nënshkroi marrëveshjen e bashkëpunimit me Prokurorinë Federale belge në një gjendje tronditjeje të vërtetë psikologjike”, tha avokati i ish-deputetes italiane.

“Ai është në dispozicion të hetuesve gjatë gjithë ditës dhe natës për t’iu përgjigjur pyetjeve të tyre. Ai shpreson që asgjë e dhimbshme të mos ndodhë me gruan dhe vajzën e tij”, tha Utedal.

Ai shtoi, në fund, se “Panzeri në pyetjet e radhës pritet të bëhet në ditët në vijim, me takime të fshehta” dhe se “përveç faktit që dënimi i tij do të ulet në një vit burg, ai arriti atë që donte për të mos fshehur asgjë nga gjithë kjo dosje”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu