A po e mbyll Rusia luftën? Eksperti Ilir Kulla analizon situatën dhe zbërthen faktorët

0

Eksperti i njohur i çështjeve ndërkombëtare, Ilir Kulla, ka analizuar fatin e luftës mes Rusisë dhe Ukrainës.

I ftuar në ‘Zona Zero’ Kulla tregoi zhvillimet e deritanishme dhe se si do të jetë fati i mëtejshëm i kësaj lufte.

Gazetari: A mund të ketë ndikim ngjarja në mbarëvajtjen e rezistencës së Ukrainës. Pra vrasja e Ministrit të Brendshëm.

Ilir Kulla: Viktimat kthehen në heronj dhe heronjtë stimulojnë ata që kthehen në front. Unë vazhdoj të kem idetë e mia në raport me luftën. Shpesh ato janë të pëlqyeshme dhe ndahen me shumicën e publikun.

Unë mendoj që vetëm tani me rënien e çmimeve në tregun ndërkombëtar, Rusisë ka nisur ti projektohet fundi i luftës.

Gazetari: Ju thoni që fundi i luftës lidhet vetëm me ekonominë?

Unë e kam thënë që në fillim që kjo luftë, që gjoja ka anëtarësimin në NATO të Ukrainës, apo zgjerimin e BE-së. Unë mendoj se Ukraina për të hyrë në BE do të harxhojë po aq kohë sa kemi harxhuar edhe ne. Se kjo nuk lidhet nga dëshira e Ukrainës apo Shqipërisë, por nga situata e brendshme në BE.

Unë mendoj se Rusia një nga arsyet e nisjes së pushtimit dhe marrjes së bregut të Detit të Zi, e ka pas dhe e ka ekonomike. Pavarësisht sanksioneve nga Perëndimi, rubla u forcua , çmimet e lëndëve të para u rritën dhe Rusia nisi të shesë me çmime shumë të larta gazin, naftën drithërat në tregun ndërkombëtar. Dhe ka qenë një periudhë prej 11 muajsh, Rusia e ka përdorur instrumentin ‘luftë’ për qëllime ekonomike si asnjëherë tjetër. Nëse vazhdon kjo rënie e çmimeve në rënie të lirë që mund të jetë edhe për shkak të një reçensioni ekonomik në BE, unë mendoj aty Rusia do të ketë goditjen më të rëndë të mundshme se çdo aspekt ushtarak në terren.

Gazetari: Si mund simulohet kjo?

Ilir Kulla: Kjo lidhet me elementë të tjerë ekonomikë siç janë reçensioni, kërkesë-oferta, ose ngjarje të tjera që mund të ndodhin në tregje. Por nëse ka një faktor që do ta detyrojë të ulet në tryezën e bisedimeve për t’i dhënë fund luftës, në një formë apo në një tjetër, ajo duhet të jetë ekonomia, pasi Rusia ka ekonomi të vogël, të bazuar te lëndët e para. Në momentin që çmimet e lëndëve të para bien, atëherë Rusia merr fund ekonomikisht. Ndodhi e kundërta. Çmimet e lëndëve të para u ngritën për shkak të sanksioneve dhe dashje pa dashje ato sanksione ‘financuan’ luftën, pushtimin e Ukrainës lindore dhe jugore. Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu