Skandali me pronat! Prokuroria kërkon dosjet e Kadastrës së Tiranës, analizë tek çdo dokument

0

Sot pas regjistrimit të hetimit në dyshimin se zyrtarë e ish-zyrtarë të institucionit të Kadastrës kanë shpërdoruar detyrën duke grisur dhe mbivendosur fletë në regjistrat e pronave tek zona në zhvillim në kryeqytet

Prokuroria e Tiranës ka nisur veprimet për administrimin e dokumentacionit nga Kadastra e Tiranës në kuadër të hetimeve që kanë nisur të kryen për shkatërrimin e regjistrave të pronave.

Mësohet se sot pas regjistrimit të hetimit në dyshimin se zyrtarë e ish-zyrtarë të institucionit të Kadastrës kanë shpërdoruar detyrën duke grisur dhe mbivendosur fletë në regjistrat e pronave tek zona në zhvillim në kryeqytet. Ndaj dhe sot, Prokuroria ka marrë nga institucioni të gjithë dokumentacionin që dyshohet se është manipuluar. Po ashtu, bëhet me dije se pasi të kryhet analizimi i dokumentacionit, do të nisë edhe marrja në pyetje e zyrtarëve.

Prokuroria njoftoi të martën fillimin e hetimeve nga Prokuroria e Tiranës për të zbardhur dëmtimin e regjistrave të pronave në kryeqytet, duke marrë shkas nga denoncimi publik i kreut të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame. Por sqaroi se nuk ka ende asnjë të dyshuar.

Gjatë një komunikimi për mediat më 18 qershor, Lame e cilësoi situatën e regjistrave pronësorë në Tiranë si mjaft problematike, por të pakrahasueshme me ‘situatën katastrofike” në kadastën e Durrësit. Sipas tij, nga 2342 regjistra pronash të Kadastrës së Tiranës, vetëm 250 ose 10% e tyre rezultojnë pa dëmtime. Sipas Lames, në regjistrat e pronave në Tiranë ka gjithashtu me mijëra faqe bosh që u përkasin pronave shtetërore, por që nuk janë plotësuar në të shkuarën. Sipas tij, përgjegjësia bie mbi të gjithë, por Sali Berisha iu përgjigj duke u shprehur se deri në 2013 të gjithë regjistrat i ka lënë të dixhitalizuar dhe të certifikuar nga Banka Botërore. Kryeministri Edi Rama ende nuk ka bërë asnjë reagim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu