Policia aksion në Shkodër, arrestohen 2 persona si dhe vihen 9 të tjerë nën hetim

0

Një 32-vjeçar si dhe një 54-vjeçar kanë rënë në pranga, ndërkohë që gjithashtu janë proceduar penalisht 9 persona të tjerë.

Dy persona janë arrestuar ditën e sotme në Shkodër, pasi u kapën duke luajtur lojëra të fatit. Një 32-vjeçar si dhe një 54-vjeçar kanë rënë në pranga, ndërkohë që gjithashtu janë proceduar penalisht 9 persona të tjerë. Gjithashtu janë sekuestruar 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare.

Njoftimi i policisë:

Nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponjat” dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në një lokal zhvillohej veprimtaria e kundërligjshme e lojrave të fatit, menjëherë u organizua puna dhe u finalizua me sukses operacioni policor i koduar “Poker 4”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

E. Z., 32 vjeç, banues në lagjen “Ajasem”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim, “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara” dhe “Fshehja e të ardhurave”. A. P., 54 vjeç, banues në lagjen “Perash”, Shkodër, për veprat penale “Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin” e kryer në bashkëpunim. Gjithashtu, u referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit: G. L., 60 vjeç, I. O., 31 vjeç, E. V., 39 vjeç, M. A., 58 vjeç, A. K., 42 vjeç, B. T., 32 vjeç, B. T., 65 vjeç, B. N., 37 vjeç dhe A. A., 34 vjeç, të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në ambientet e lokalit me administrator shtetasin E. Z., në vendin e quajtur “Ura Dervishbeg”, janë konstatuar shtetasit e lartpërmendur, duke luajtur lojëra të paligjshme, në një tavolinë pokeri, kundrejt pagesës. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan: 1 tavolinë pokeri, 1 valixhe me çipsa, 5 palë letra bixhozi dhe 2 aparate celulare. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, për veprime të mëtejshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu