Skandali te Onkologjiku, ministrja e Shëndetësisë: U shkarkuan të gjithë mjekët e përfshirë, jam e neveritur nga ngjarja

0

Ministrja e Shëndetësisë, Albana Koçiu ka reaguar pas skandalit në spitalin e Onkologjikut ku mjekët kishin ndërtuar një skemë zhvatjeje ndaj të sëmurëve me tumor, sipas zbulimit të Prokurorisë së Tiranës.

Koçiu ka deklaruar se të gjithë personat e përfshirë janë shkarkuar. Në një prononcim për mediat, ajo tha se “mjekët e përfshirë nuk e meritojnë ta mbajnë më bluzën e bardhë të veshur”.

“Ngjarja e sotme patjetër që të krijon një neveri të madhe. Mbi të gjitha kur bëhet fjalë për jetë njerëzish. Mbi të gjitha kur flasim për punonjësit e sistemit të shëndetësisë të cilët misionin e tyre primar kanë humanizmin, shpëtimin e jetëve të njerëzve. Është një ngjarje e paprecedentë. Jam e neveritur nga kjo histori. Të gjithë personat përgjegjës do të ndëshkohen sipas ligjit, sipas procedurave administrative dhe të jetë e qartë njëherë e përgjithmonë që këta lloj personash nuk mund të ndosin bluzat e bardha, nuk mund përfaqësojnë bluzat e bardha që punojnë me profesionalizëm në të gjithë Shqipërinë dhe këta persona nuk kanë vend në sistemin shëndetësor”, u shpreh Koçiu.

Sipas hetimeve të prokurorisë, gjashtë mjekët akuzohen se kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në QSUT, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin.

Ndëkohë gjatë hetimeve është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash kontrbandë të dyshuara dhe të falsifikuara dhe një shumë lekësh prej 10000 Euro në subjektin farmaceutik “Flori Farma”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu