Skandali te Onkologjiku/ Osman Stafa me familjarët e viktimave në SPAK: Ka pasur neglizhencë e mungesë medikamentesh

0

TIRANË- Familjarët e personave që kanë humbur jetën në spitalin e Onkologjikut kanë dhënë dëshmi sot në SPAK në lidhje me mungesën e medikamenteve për sëmundjet e kancerave. Gazetari Osman Stafa, i cili ka perfaqësuar vazhdimisht zërin qytetarëve para SPAK ka deklaruar se sderi tani nuk ka një përgjegjës për situatën. Osmani ka theksuar se është e qartë që ka pasur neglishenca dhe mungesë ilaçesh në onkologjik duke shtuar kalvarin e vuajtjeve të pacientëve.

“Familjarët kanë dhënë deklarimet e para sa i takon cështjeve të onkologjikut ku tashmë ka dalë e zeza mbi të bardhë që ka pasur neglizhencë të frikshme, mungesë medikamentesh jetëshpëtuese për pacientë që vuanin nga kanceri. Nuk ka përgjegjës deri tani dhe prandja kemi ardhur në SPAK për të kërkuar drejtësi për ata pacientë të cilët kanë ndërruar jetë apo janë në kalvarin e vuajtjes, mungesës së aparaturave apo medikamenteve,” tha Osman Stafa.