Skenaristi i Simpson Marc Wilmore, vdes nga Covid-19

0

Ndërron  jetë në moshën 57-vjeçare skenaristi i “Simpsons”, Marc Wilmore. Lajmin e hidhur e bëri të ditur vëllai i tij Larry Ëilmore me anë të një postimi në rrjetet sociale.

“Vëllai im i dashur ka ndërruar jetë mbrëmë pasojë e Covid-19. Ai luftoi fort më virusin e tmerrshmë por për shkak edhe të patologjive të tjera nuk ia doli dot. Mark ishte engjëlli më i mirë, më i ëmbli dhe njeriu më qesharak që kam njohur. Të dua vëllai im i vogël”- shkruhej në Twitter.

Marc Wilmore punoi me ekipin e Simpsons nga viti 2002 në 2015. Një punë që i ka dhënë atij shumë kënaqësi, duke përfshirë edhe disa nominime për çmimin Emmy.

 

 

Gjatë karrierës së tij të gjatë ai gjithashtu ka punuar në skenarin për serialin “”In living color” dhe ishte një nga autorët e “The Tonight Show”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu