Arrestohen 3 shqiptarë/ Punonin në një fermë kanabisi me vlerë 500.000 £

0

Tre shqiptarë që ishin rekrutuar nga një bandë droge për të punuar në një fermë kanabisi me bimë me vlerë 500,000 £ janë arrestuar në Angli.

Ismail Celiku, Fatjon Plaku dhe Joni Stani, të gjithë hynë ilegalisht me kamiona në Mbretërinë e Bashkuar me premtimin për të punuar si kopshtarë .
Por ëndrra mbaroi kur ata u kërcënuan nga bashkatdhetarët dhe u detyruan të punonin në një ish-dyqan të mjeteve të peshkimit në Sheffield që ishte shndërruar në një fabrikë kultivimi të kanabisit.

Celiku, 26 vjeç, Plaku, 27 vjeç dhe Stani, 36-vjeç, u kapën të gjithë kur oficerët e policisë bastisën objektin në Rrugën Stoke. Prokurori James Baird i tha Gjykatës së Sheffield Crown se secili po paguhej nga 150 deri në 200 £ në javë.

Sipas një eksperti, ferma e kanabisit ishte krijuar për të maksimizuar fitimet me bimë të reja të gatshme për të zëvendësuar ato që ishin kultivuar. Më shumë se 1,270 bimë me një vlerë midis 144,000 dhe 535,000 paund u gjetën në ndërtesë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu