Skndali i audio-përgjimit/Artan Lame: Le ti mashtrojmë 320 aplikuesit,pastaj…

0

Në media është publikuar një audio-përgjim flagrant. Në të tregohet si drejtori i Kadastrës, Artan Lame, udhëzon vartësit e tij në lidhje me procesin e legalizimeve.

Në këtë bisedë dëgjohet qartë Artan Lame teksa jep udhëzimin final një muaj para zgjedhjeve. Lame pohon se legalizimet janë një kosto e madhe elektorale.

Ai thotë se nëse banorëve iu hiqet drita jeshile, atëherë votat e tyre do shkojnë drejt PD-së. Më tej, ai u shpjegon se nga 320 mijë aplikime për legalizim, kanë mbetur 170 mijë aplikime, prej të cilave vetëm 60 mijë mund të legalizohen.

Një përgjigje negative për legalizimet, i çon ata në duart e Partisë Demokratike duke i shkaktuar humbje elektorale PS-së. “…atëherë u ra ndakort në këtë takim që llogjika është që ne do vazhdojmë ta mbajmë situatën varur për këtë pjesë”, thotë Lame, i cili thotë se vendimi është marrë në dakordësi të plotë me kryeministrin Edi Rama.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu