Socialistët i “binden” urdhrit të Ramës, pas mbledhjes urgjente kërkojnë

0

Disa prej kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste, kanë reflektuar pas mbledhjes online të zhvilluar pasditen e djeshme me kreun e qeverisë Edi Rama, për të kërkuar vota për Partinë Socialiste dhe jo në emër të tyre.

Në afatin kohor prej 11-12 orësh e deri më tani disa prej kandidatëve kanë ndryshuar logot zgjedhore në profilin e tyre. Abcnews.al bëri një kërkim në profilet e socialistëve të cilët nga sot në ballin e parë të faqes së tyre kanë logon e partisë me numrin 12.

Lexo edhe: Socialistët përplasen për territorin, Rama i mbledh me urgjencë: Porositë
Emra të njohur në PS si Evis Kushi, Olta Xhaçka, Milva Ekonomi, por edhe emra të tjerë si Gerta Duraku, Ilir Ndraxhi dhe Klajdi Qama kanë vendosur në kopertinën e tyre të njëjtën foto, me logon, sloganin dhe numrin e PS në fletën e votimit.

Nga nisja e fushatës e deri ditën e djeshme, disa figura që kandidojnë për një mandate deputeti nën siglën e PS, kishin kërkuar vota për numrin dhe emrin e tyre. Kjo solli mbledhjen urgjente të PS ditën e djeshme ku kreu I qeverisë ndau porositë për të arritur objektin më 25 Prill.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu