‘Sofra e Perëndive në Shqipëri’… ecje në malin e mistershëm dhe FOTO spektakolare

0

Aty thuhet se perënditë janë mbledhur dhe kanë bërë gosti, apo se ai është vendi ku ato vijnë e pushojnë, duke e quajtur me emra popullor si “foleja” apo “vakëfi” (vend i mirë). Njërëz më të shkolluar dhe studiues i kanë vënë edhe emrin e tempullit të “Dodonës Pellazgjike”, ose vendi ku e ka zanafillën emri i popullsisë më të hershme shqiptare, pellazgëve.

Fjalë është për malin e Tomorit, i cili është një masiv malor sa i bukur aq edhe i rallë, me majat e Dodonës Pellazgjike 2416 m, apo çukën e Baba Tomorrit.

Aktualisht, jo vetëm nga pelegrinë bektashi që e kanë si vendin më të shenjtë ku mblidhen çdo vit në muajin gusht, por edhe turistë, studiues, historianë dhe aventurierë, kanë nisur ta eksplorojnë gjithmonë e më shumë këtë mal të rrallë dhe të veshur me shumë mistere.

Ky aktivitet është i përshtatshëm për personat me fizik të mirë dhe eksperience në ngjitje malore, por aty vijnë nga të gjithë llojet, madje edhe fëmijë, pasi mali i Tomorit thuhet se i mbush njerëzit me energji pozitive.

Mali Tomor ngrihet i vetmuar në pjesën jugore të Shqipërisë, me lartësi 2416m në majën e tempullit “Dodona Pellazgjike” ose i emërtuar nga regjimi komunist si “Çuka Partizane”.

Nga burimet e shkrimtarëve e filozofëve të lashtë, në majën e Tomorit ndodhej tempulli pagan i paraardhsve tanë, por aty bukuritë natyrore janë të pa fundme. Mali ka akullnaja të përjetshme që njihen nga ekspertët si cirqe glaciale, pyje bredhi, ahu, pishe, lisi, shkoze, livadhe, lugina, shpate e humnera të thepisura, kreshta, shpella, ujëvara, si dhe disa burime me ujë të ftohtë.

Mali i Tomorit veç kësaj, ofron pamje magjepsëse në një pjesë të madhe të Shqipërisë dhe është një destinacion që nuk duhet humbur.

Për vizitorët nga guidat eksperte rekomandohen të kenë me vete veshje sportive por dhe veshje rezervë, për stinë të ngrohtë dhe të ftohtë. Këpucë ose atlete “hiking” të përshtatshme për ecje malore. Shkopinj për “hiking” (ecje malore), xhup të hollë kundër erës, atlete dhe çorape rezervë.

Po ashtu me vete udhëtarët duhet të kenë ushqime kalorike si çokollata e fruta të thata, ujë të pijshëm dhe lëngje sipas dëshirës, si dhe pajime kampingi si kapele, krem dielli, syze dielli, dritë koke ose dore, etj./Përgatiti: B.Fevziu/Gazetaatdheu.com/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu