Sokol Hoxha, kush është mjeku nga Elbasani që humb jetën pas përplasjes së autoambulancës me autobusin në Itali

0

Një aksident tragjik ndodhi pasditen e sotme në Itali. Një autoambulancë që transportonte një pacient, u përplas me një autobus me fëmijë.

Si pasojë e përplasjes fatale, autoambulanca shpërthen në flakë dhe tre pjestarët e ekipit që ndodheshin brenda saj si dhe pacienti vdiqën në vend.

Mes tyre ishte edhe Sokol Hoxha, 40-vjeç, me origjinë nga Elbasani.

Ai kishte kryer studimet në Itali dhe vazhdonte punën si mjek atje, por sot, duke transportuar pacientin me autoambulancë humbi jetën tragjikisht.

Përplasje kokë më kokë mes autobusit dhe ambulancës së Kryqit të Kuq që u përfshi në flakë ka ndodhur rreth orës 16:00 në rrugën që lidh Urbinon me Fermignano, brenda tunelit Ca’ Gulino.

Tymi i zi dhe flakët kanë përfshirë tunelin ndërsa mediet italiane raportojnë se viktimat janë mjeku shqiptar, infermierja, shoferi i ambulancës dhe pacientja e ambulancës që ishte nisur për në Urbino.

Ndërkaq të plagosur mbetën 7 persona, mes tyre 4 fëmijë të moshave 7 deri në 13 vjeç. Një prej tyre shoferi i autobusit që po transportonte fëmijët në një ekskursin mbeti i plagosur lehtë por është në gjendje shoku.

Emrat e viktimave

Ata janë Stefano Sabbatini (shofer), Cinzia Mariotti di Acqualagna (infermiere) dhe mjeku Sokol Hoxha, 40-vjeçar me kombësi shqiptare. Humbi jetën edhe pacienti që po transportohej me ambulancë: 85-vjeçari Alberto Serfilippi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu