Sokol Mjacaj del sot para gjykatës, forca të shtuara të policisë në Gjykatën e Elbasanit

0

Sokol Mjacaj do të dalë këtë të martë para gjykatës.

I dënuari përjetë, i cili vrau Arben Lleshin dhe plagosi Indrit Shaqjan, dy të dënuar të tjerë në burgun e Peqinit, do të njihet me masën e sigurisë në Gjykatën e Elbasanit.

Në Gjykatën e Elbasanit janë shtuar forcat e policisë.

Në dëshminë e dhënë para hetuesve, Mjacaj ka deklaruar se vrasjen e kreu pas një sherri banal me Arben Lleshin dhe pasi mësoi nga të burgosurit e tjerë se do të izolohej në qelitë e 41-bisit, shkoi për të vrarë në qelinë ku ai qëndronte.

28-vjeçari është pyetur edhe për porosinë që dyshohet se e ka marrë nga jashtë.

Ai ka mbajtur të njëjtin qëndrim duke thënë se vrasja ka ndodhur pas një sherri që ka pasur me viktimën.

Hetuesit kanë dyshime se Mjacaj është porositur nga persona të tjerë për vrasjen e Lleshit dhe për këtë kanë kryer edhe kontrolle në banesën e Mjacajt në Dukagjin por edhe të vëllait të tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu