Sot 144 vite/ Ora e parë e mësimit në Shqipëri e Kosovë i kushtohet Lidhjes së Prizrenit

0

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut.

TIRANË- Për nder të 144 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit sot të gjitha shkollat në Shqipëri e Kosovë do t’ia kushtojnë orën e parë të mësimit kësaj ngjarje të rëndësishme të historisë shqiptare. Kryeministri Edi Rama bëri të ditur ditën e djeshme se ora e parë e mësimit do të jetë histori për ditën e pavdekshme shqiptare.

‘Ora e parë e mësimit në të gjitha shkollat andej e këtej bjeshkëve do t’i kushtohet pikërisht asaj ditës dhe historisë së asaj lidhjeje të pavdekshme shqiptare’- shkroi Rama në rrjetin e tij social ‘Facebook’.

Lidhja e Prizrenit ishte lëvizja e parë e shqiptare e madhe e organizuar në mënyrë administrative, politike dhe ushtarake që prej kohës së Skënderbeut. Të detyruar nga rrethanat specifike të vitit 1878, shqiptarët thirrën një Kuvend Mbarëkombëtar, i cili synonte bashkimin e Shqipërisë. Pas firmosjes së Marrëveshjes të Shën Stefanit mes Rusisë dhe Turqisë, ku Shqipërisë nuk iu njoh asnjë e drejtë territoriale, dhe në pritje të kongresit të Berlinit, i cili me shumë mundësi do t’i hiqte hartës shqiptare krahina të shumta, atdhetarët shqiptarë ideuan këtë mbledhje, ku do të shpallnin ndarjen përfundimtare nga sundimi osman.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu