Sot 55-vjeç, rinovon kontratën futbollisti japonez: “Do të luaj deri 60-vjeç”

0

Lajmi i rralë fjen nga Japonia ku 54-vjeçari i cili vazhdon ende aktivitetin sportiv, ka rinovuar kontratën me një skuadër të ligës së katërt të Japonisë.

Kazuyoshi Miura pranoi se kishte oferta nga disa klube rreth Japonisë, si dhe jashtë shtetit pas largimit të tij nga skuadra e Yokohama FC në J-League, por zgjodhi një ekip ku përgjegjësia nuk do jetë dhe aq e madhe.
Sulmuesi mbush 55 vjeç muajin e ardhshëm dhe ka shprehur dëshirën të vazhdojë të luajë deri në moshën 60-vjeçare, që do të thotë më shumë se 40 vite futboll profesionist.

Miura ishte një nga lojtarët më të mirë në futbollin japonez pas fillimit të J-League në 1993, duke udhëhequr skuadrën e tij Verdy Kawasaki drejt dy titujve të ligës dhe shënoi mbi 100 gola për klubin. 54-vjeçari gjithashtu bëri 89 paraqitje për kombëtaren e tij dhe është golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave në vend me 55 gola. Miura e bëri debutimin e tij në vitin e largët 1986.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu