Sot e pranon/Jozefina Topalli pjesë e “Lëvizjes për ndryshim”.

0

Ditën e sotme ish-numri dy i kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, pranoi që do të bëhej pjesë e “Lëvizjes për ndryshim”, një projekt i ri politik të cilën do ta bëjë publik të mërkurën e 28 tetorit. “Unë nuk do rri të bëj sehir. Nuk kanë qëndruar as në vitin 97 kur kam rrezikuar jo një herë por disa herë të lija dhe fëmijët e mi jetim. Nuk do bëj sehir as sot. 

Dhe as nuk impresionohem nga asnjë sjellje enveriste! Dëgjoj sulmet e një pale  e pastaj të palës tjetër që për karriget e tyre merren vesh aq bukur dhe më kujtojnë vetëm fletërrufetë e kohës së vjetër.  Unë të vërtetat e mia me parti pa parti do t’i them .E vërteta është Liria ime. Të mërkurën do i bashkohem një grupi që quhet “Lëvizja për Ndryshim”.

Pa zbuluar shumë nga projekti i ri në të cilin do të angazhohen, Topalli flet për formatin e lëvizjes në të cilin do të bëj pjesë. “Nuk është Parti. As ka lidhje me Parti. Ata shohin që vendi po boshatiset. E shohin si dramë dhe duan ta bëjnë kauzën e tyre. Unë do ti mbështes. Po të ketë iniciativa të tjera, lëvizje të tjera që synojnë të mirën e njerëzve e të vendit  prapë do ti mbështes. Por ajo nuk është Parti. Por që të kesh frikë nga partitë në pluralizëm më çudit e më bën të mendoj”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu