Ajo është një nga yjet më të suksesshëm dhe më të vlerësuar në Hollywood. Nicole Kidman ka befasuar fansat e saj me deklaratën e fundit.
Në daljen e saj të fundit në një emision radiofonik zbuloi se as ajo dhe as bashkëshorti i saj, muzikanti Keith Urban nuk kanë mbaruar shkollën e mesme. Duke folur për vështirësitë në filimet si aktore, Kidman zbuloi:
“Unë nuk e kam atë që duhet për të qenë aktore. Nuk kam mbaruar as vitin e 10-të”.
Nicole është bërë një nga yjet më të mëdhenj në Hollyëood, e njohur për filmat si “Eyes Wide Shut”, “Moulin Rouge” dhe “Australia”.





