Shqipëria kërkon ekstradimin e Genc Tafilit nga Gjermania, aty ku u vu në pranga më 431 dhjetor në aeroportin e Frankfurtit. Kërkesa për ekstradim është nisur nga Prokuroria e Krujës drejt Ministrisë së Drejtësisë dhe pritet të marrë OK-n.
Tafili, i dënuar me 25 vite burgim për akuzën e vrasjes së Arben Zylyftarit, ngjarje e ndodhur në vitin 2000 në Shkodër u lirua nga gjyqtarja e Krujës, Enkelejda Hoxha. Por, pas arrestimit të kësaj të fundit, gjykata e Apelit në Tiranë, vendosi të rrëzojë vendimin e gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha, që lironte nga burgu Tafilin me kusht.
Për pasojë, Apeli kërkonte rikthimin e Tfilit në burg, për shlyerjen e 3 viteve e 3 muajve që Hoxha ia kishte ‘falur’. Më pas Genc Tafili u shpall në kërkim ndërkombëtar. Ai u prangos në Frankfurt dhe pritet të vijë në Shqipëri për të shlyer dënimin e mbetur.





