Sot mbërmja e madhe e Milanos, luhet derbi Milan-Inter

0

 Luhet ndeshja e parë gjysmëfinale e Kupës së Italisë, Milan-Inter. Milani dhe Interi janë në një kryqëzim rrugësh, që mund të vlejë një sezon të tërë, sepse rezultati i mbrëmjes së sotme në “San Siro” pa dyshim do të ndikojë edhe në kampionat.

Kuqezinjtë duan të përsërisin veten pas fitores së tri javëve më parë me dygolëshin e Giroud, ndërsa zikaltrit janë të etur për hakmarrje. Do të jetë një çështje nervash me dy skuadrat që kanë ngadalësuar garën e kampionatit dhe kanë nevojë për një shtysë të re. Një bonus vendimtar, që mund të vijë sonte.

Edhe Napoli është shumë i interesuar, sepse një humbje mund të ketë pasoja të rëndësishme, siç ka ndodhur me zikaltrit në tri javët e fundit. Një ndeshje që mund t’i japë drejtim edhe garës së titullit, sepse pakkush, për momentin, mendon për finalen e Kupës së Italisë.

Ndeshja e kthimit do të luhet më 20 prill. Pra, të gjitha energjitë janë të përqendruara në një duel që, për momentin, ka shumë ngarkesë psikologjike.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu