“Sot Shqipëria para një realiteti të ri”, zëvëndëskryeministrja Balluku: Të fokusuar në modernizimin e administratës

0

Është hapur ankandi fotovoltaik 300 MW me pjesëmarrjen e zëvëndëkryeministres dhe njëherësh ministres Belinda Balluku.

Në fjalën e saj, Balluku u shpreh se Shqipëria gjendet para një momenti historik dhe fokusi mbetet edhe tek modernizimi i administratës.

Nga ana tjetër, zëvëndëkryeministrja i ka bërë thirrje kompanive shqiptare dhe të huaja të marrin pjesë në këtë ankand.

“Sot Shqipëria ndodhet para një realiteti të ri dhe në një moment historik dhe të artë dhe për këtë ka nevojë për më shumë kontribut të burimeve njerëzore. Pasi i gjithë diskursi sot bëhet mbi burimet njerëzore dhe ne do të jemi të fokusuar në ngritjen e kapaciteteve njerëzore dhe modernizimin e administratës”, tha Balluku, duke shtuar: “Afatet kohore duhen respektuar nuk do të ketë shtyrje të afatit. I bëj thirrje të gjitha kompanive shqiptare dhe kompanive të huaja që të marrin pjesë në këtë ankand, ku dyshemeja e prodhimit minimal është 10 megawat/orë”, tha ndër të tjera Balluku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu