TIRANË- Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të organizuar ka publikuar në faqen e saj zyrtare në sektorin e programit të transparencës, përgjigjet për disa nga pyetjet e gazetarëve dhe mediave.
Në këto përgjigje SPAK ka bërë me dije se aktualisht në hetim janë 14 zyrtarë dhe ish-zyrtarë. Në mesin e tyre gjithashtu Prokuroria e Posaçme ka zbuluar se janë tre deputetë, një ish-deputet dhe një ish-ministër.
Por asgjë nuk është bërë e ditur lidhur me identitetet e tyre apo veprën penale për të cilën po hetohen nga prokurorët e SPAK-ut.
Ndërkohë SPAK është shprehur gjithashtu se asnjë nga deputetët e dalë nga zgjedhjet parlamentare të 11 majit nuk janë në hetim nga Prokuroria e Posaçme.





