SPAK dhe prokuroria e Korçës letërporosi Greqisë për ekstradimin e Laert Haxhiut dhe Firdeus Berberit

0

TIRANE- SPAK ka dërguar letërporosi në Greqi për ekstradimin e Laert Haxhiut dhe Firdeus Berberit. Kapja e 22-vjeçarit Firdeus Berberi në Janinë të Greqisë, ka vënë në lëvizje prokurorinë e Korçës që të dorëzojë në gjykatën e qytetit, kërkesën për përcjelljen e letërporosisë, me qëllim ekstradimin në Shqipëri të Berberit. Prokuroria e Korçës kërkon nga autoritet greke që Firdeus Berberi të transferohet drejt Shqipërisë, ku do i nënshtrohet procesit gjyqësor.

Firdeus Berberi ka një proces të hapur pranë gjykatës së Korçës, ku akuzohet për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë ndaj Johan Muçllarit dhe “Mbajtje pa leje të armëve të zjarrit”, “Prishje e qetësisë publike”.

Bëhet me dije se të njëjtën kërkesë për ekstradim ka depozituar në gjykatë dhe prokuroria e Posaçme SPAK, e cila kërkon nga drejtësia greke të transferojë në Shqipëri, Laert Haxhiun. Ky i fundit është i dënuar me 18 vjet heqje lirie dhe hetuar në masën e sigurisë “arrest në burg” si i dyshuar në vrasjen e Zamir Latifit dhe Jurgen Hoxhës.

Haxhiu u ndalua gjatë një ndjekje që i bëri policia e Janinës një automjeti tip “BMW x6”,duke arrestuar personin shumë të kërkuar që fshihej në Greqi me dokumente false, duke përdorur emrin gjeorgjian, Mikis Askalidis.

Bashkë me Laert Haxhiun, është ndaluar dhe Firdeus Berberi dhe shoku i tij, Juxhin Bajrami. Firdeus Berberi aktualisht është marrë i pandehur për “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë dhe dy akuza të tjera.

I shumëkërkuari Laert Laxhiu, do të dalë të premten në dy seanca të ndara në Gjykatën e Janinës, ku pritet t’i caktohet një masë sigurie për akuzat e ngritura ndaj tij nga autoritetet e shtetit fqinj. Procesi i parë ka lidhje me akuzat e falsifikimit të pasaportës, kundërshtim me dhunë të punonjësve të policisë dhe kalim i paligjshëm i kufirit, të kryera në Greqi. Por pas saj në një seancë e dytë do të zhvillohet në këtë gjykatën e Janinës, me objekt shqyrtimin e kërkesës së palës shqiptare për ta ekstraduar atë në Shqipëri. Arsyeja e qëndrimit të Haxhiut në Greqi, sipas burimeve lidhet me faktin se ai kishte dy anëtarë të familjes së tij atje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu