Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha mori pjesë sot në një konferencë për mediat pas vendimit për heqjen e masës së sigurisë. Berisha u pyet nëse i druhet rikthimit në “arrest shtëpie”, pasi SPAK ka deklaruar se do të ankimojë vendimin e marrë nga GJKKO. Ai u përgjigj se nuk ka absolutisht asgjë në botë që e ndalon nga kjo betejë.
“E kam thënë se drejtësia kontrollohet nga Edi Rama, u pa me Gjykatën Kushtetuese. Që në momentin kur GJK thotë se dënimi nuk është proporcional, dënimi është antikushtetues. Nuk mund të them se… E kam thënë se vlerësoj çdo akt gjykatësish që përputhet me ligjin. Të bjënë ç’të duan. Sali Berisha nuk ka absolutisht asgjë në botë që e ndalon nga kjo betejë”, tha ai.