SPAK hap “SUPER TENDERIN” për antivirus dhe “Firewall” me vlerë 1 miliardë e 647 milion lekë

0

E ndodhur nën trysninë e sulmeve politike dhe faktorëve të jashtëm kibernetikë, Prokuroria e Posaçme SPAK, ka vendosur të shpenzojë nga buxheti i saj, një shifër prej 1 miliard e 647 milion lekë, për blerjen e sistemeve antivirus dhe “Firewall”.

Shpenzimi i kësaj sasie të madhe lekësh, do kryhet përmes 5 loteve duke blerë paisje dhe sisteme të ndryshme që do mirëmbajnë serverat dhe gjithë sistemin kompjuterik.

I ngritur gati 4 vite më parë si institucioni që do përndiqte dhe gjurmonte abuzimet me tenderat me vlera të mëdha në Administratë, tashmë është vetë SPAK, që po hap procedura me miliarda lekësh, ku shpesh herë në shumicën e rasteve fituesit janë të paracaktuar.

“Ora News” ka mësuar se super tenderi i SPAK është hapur në 15 prill dhe pritet që mbyllja e procedurës të realizohet në 15 Maj 2024, kur dhe një javë pas kësaj date, do kryhet shyrtimi e ofertave ekonomike të kompanive pjesëmarëse.

Por ndryshe në shumë raste, kur këto forma tenderimi me vlera të mëdha ekonomike, për blerje paisje elektronike në administratë, i menaxhon dhe trajton institucioni i Linda Karçana, (AKSHI), kjo gjë nuk ka ndodhur me SPAK.

Të pesta lotet me vlerë të përgjithshme prej 1 miliard e 647 milion lekë, do i menaxhojë një komision i ngritur në SPAK nga kreu i këtij institucioni, Altin Dumani.

Komisioni përbëhet nga juristë, ekspertë IT të SPAK dhe zyrtarë të tjerë të administratës, të cilët kanë përcaktuar dhe kriteret për kompanitë pjesëmarëse.

Tenderi vjen në një kohë kur dhe partnerët e huaj të SPAK, kanë investuar mjaft para në donacione, duke dhuruar sisteme kompjuterike për këtë prokurori.

Vetëm për tenderin e lotit të parë, SPAK ka planifikuar të shpenzojë 151 milion lekë të vjetra për blerjen e sistemeve të sigurisë “Antivirus vs EDR” dhe “Firewall”.

Ndërkohë për lotin e dytë është planifikuar shpenzimi i 367 milion lekëve të vjetra përj blerjen e sistemeve që monitojnë dhe kontrollojnë aksesin dhe identifikojnë në rrjet dhe paisje netëork.

Por vlerën më të lartë të shpenzimit me 1 miliard e 123 milion lekë do e ketë loti i tretë i zërave elektronikë të blerjes së sistemeve mbrojtëse “antiransomware”, “Storage”, “Server” dhe “Switch”.

Njëherësh në lotin e katërt që SPAK ka lançuar është planifikuar të shpenzohet një shifër prej 2 milion e 460 mijë lekë për blerjen e fibrës optike, terminin dhe “patchpanel”.

I fundit zë financiar prej 544 mijë lekë të vjetra që përcaktohet në Lotin e Pestë, është blerja e një paisje për audio dhe video konferencë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu