SPAK kërkoi rinisjen e hetimeve për “Gërdecin”, reagon për herë të parë Mediu

0

Ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu ka folur për herë të parë pasi SPAK kërkoi rinisjen e hetimeve ndaj tij për tragjedinë e Gërdecit ku humbën jetën 26 persona.

Aleati i Bashës në zgjedhjet e 25 Prillit, u shpreh në emisionin “Breaking” se gjithçka është politike dhe se sjellja e SPAK ka shumë pikëpyetje.

“Vendimin e Gjykatës së Lartë apo Prokurorisë nuk i kam marrë unë, por institucionet. Afatet kohore nuk i përcaktoj unë, por ligji”, tha Mediu.

Rihapja e hetimeve nga SPAK?

Në këtë vend nuk ka institucione dhe as shtet. Çdo gjë drejtohet nga një njeri. Është gjithçka politike. Kjo sjellje e SPAK ka shumë pikëpyetje, por gjithmonë rezervoj qëndrimin derisa të shoh pretendimin e SPAK. Jam njohur për vendimin e SPAK nga mediat

Do ndërmerrni hapa?

Nuk do rri të shikoj se çfarë do bëjë SPAK.

Iu kushtëzon kjo mandatin?

Nuk besoj se ka të bëjë me mandatin tim, ma kanë dhënë qytetarët. Politika shqiptarë ka arritur tek ai lloj bataku ku nuk ka më as institucione, as kushtetutë, as pushtet të pavarur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu