Ngjarja “thriller” në Elbasan, pamje nga vendngjarja

0

Mesditën e sotme të shtëna me armë zjarri u shënuan në afërsi të Gjykatës në qytetin e Elbasanit , ku ish-polici 58-vjeçar Koço Buzo ekzekutoi për vdekje bashkëshorten e tij 54-vjeçare Liljana Buzo.

Ngjarja ‘thriller’ ka ndodhur në rrugën përballë  Gjykatës së Elbasanit, ku në përfundim të seancës së divorcit mes çiftit, burri ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në trup bashkëshorten dhe ka tentuar ta qëllojë dhe me thikë në fyt.

I plagosur ka mbetur dhe avokati Gëzim Toçila me tre plumba, i cili është transportuar me urgjencë në spital, si dhe një kalimtar i rastit i cili ka marrë një plumb në dorë.

Burime bëjnë me dije se i pranishëm në ngjarjen e rëndë është dhe djali i çiftit i cili në tentativë për të mbrojtur mamanë i ka marrë armën e krimit babait dhe në moment kur tentoi të qëllonte mbi të i ka ngecur arma.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu