SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, zbardhen diskutimet nga mbledhja e Këshillit të Mandateve

0

Po mbahet me dyer të mbyllura mbledhja e Këshillit të Mandateve, pas kërkesës së SPAK për t’i hequr imunitetin e deputetes Belinda Ballukut.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu raporton se burime të sigurta i kanë pohuar se deri më tani në mbledhje, Niko Peleshi ka lexuar relacionin, ndërsa prokurorët e SPAK, mes tyre edhe kreu i Klodian Braho, ende nuk kanë folur. Ndërkohë nga ana tjetër anëtari i PD, Gazment Bardhi ka kërkuar që kjo mbledhje të mbahet me dyer ta hapura, por është kundërshtuar nga Taulant Balla.

Aktualisht, zv.kryeministrja Belinda Balluku dhe Rama vijojnë të mbeten në godinën e Këshillit të Ministrave, në Kryeministri, ku ka përfunduar mbledhja e qeverisë.