SPAK ka ndërmarrë ditën e sotme një tjetër aksion në lidhje me abuzimin me fondet publike nga ana e funksionarëve publikë.
Sipas burimeve nga SPAK dyshohet se të arrestuarit janë zyrtarë dhe ish-zyrtarë që janë përfshirë në tenderin e uniformave të policisë.
Sipas burimeve ky tender ka shkaktuar një dëm të lartë ekonomik për buxhetin e shtetit, si dhe ka shkelur garën e barabartë. Mes urdhër arresteve që SPAK ka lëshuar është edhe emri i një zyrtari të lartë në ministrinë e Brendshme.
Burime bëjnë me dije se janë ushtruar kontrolle edhe në banesat private të zyrtarëve shtetërorë të përfshirë.