SPAK merr në pyetje ish-shefin e klubit Parizani

0

Pas ish-drejtorit Isa Tare, SPAK merr në pyetje edhe ish shefin e klubit Partizani, Afrim Tole për dosjen e privatizimit të ish kompleksit Partizani.

Për rreth 30 minuta ai ka dhënë shpjegime në cilësinë e personit që ka dijeni për ngjarjen.
Më herët janë pyetur edhe ish-ministrat e mbrojtjes Fatmir Mediu e Gazmend Oketa, ish-ministri Genc Rruli dhe ish-komandanti i ushtrisë Vladimir Qirjazi.

Në kallëzimin e depozituar nga Taulant Balla akuzohen edhe ish kryeministri Sali Berisha, dhëndri i tij Jamarbër Malltezi e ish-ministri Arben Imami, të cilët nuk dihet se kur do thirren për t’u pyetur nga SPAK.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu