SPAK synon arrestimin e Ahmetajt, avokatët: Është larguar për arsye familjare

0
Deputeti Arben Ahmetaj dhe avokati Henrik Ligori duke dale nga zyrat e SPAK, pasi u mor ne pyetje per 6 ore, pasi po hetohet per "shperdorim te detyres", "fshehje te te ardhurave", "korrupsion" dhe "pastrim parash". Pas seances, Ahmetaj u shpreh se eshte gati te paraqitet sa here te jete e nevojshme./r/n/r/nMP Arben Ahmetaj and lawyer Henrik Ligori leaving the offices of SPAK, after being questioned for 6 hours, as he is being investigated for "abuse of power", "concealment of income", "corruption" and "money laundering". After the session, Ahmetaj said that he is ready to appear as often as necessary.

Vijon Mbledhja e Këshillit të Mandateve, e thirrur prej Prokurorisë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me qëllim heqjen e imunitetit ndaj ish/zv.kryeministrit Arben Ahmetaj.

Avokatët e deputetit kanë konfirmuar ditën e djeshme se Ahmetaj është larguar nga Shqipëria, megjithatë nuk është bërë e ditur vendndodhja e saktë.

Sakaq, në mbledhjen e ditës së sotme, avokatët e Ahmetajt kanë treguar se ai është larguar nga Shqipëria për arsye familjare.

Kërkesa e SPAK për arrestimin e deputetit është depozituar ditën e premte, duke pasur ‘mbi supe’ tre akuza:

  1. “Korrupsion pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në gjashtë raste;
  2. “Mosdeklarim, deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë”, vetëm dhe në bashkëpunim;
  3. “Pastrim të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu