Spektakël, ankth dhe gola…Franca, Gjermania dhe Portugalia e “grupit të ferrit”, kualifikohen pas një “mbrëmje të çmendur”

0

Çmenduri në grupin F, aty ku u regjistruan rezultate të njëjta. 2-2 u mbyll supersfida Portugali-Francë, teksa i njëjti rezultat u regjistrua edhe në Gjermani-Hungari.

Ekipi i Didier Deschamps e mbyll grupin në vend të parë, teksa kualifikohen edhe Gjermania (si vend i dytë) dhe Portugalia (si vend i tretë). Jashtë Hungaria, që ishte pak minuta larg mrekullisë.

Tre penallti në sfidën e “Puskas Arena”. Dy për Portugalinë, të cilët Cristiano Ronaldo i ktheu në gola. 21 gola me luzitanët në Europiane dhe Botërore për yllin e Juventusit, i cili lë pas gjermanët Klose dhe Muller.

Mes golave të 36-vjeçarit realizoi dy herë Karim Benzema, i cili rigjeti emocionet e golit me Francën pas gati gjashtë vitesh.

Duel dramatik dhe plot emocione në “Allianz Arena”. Dy herë kaluan hungarezët në avantazh falë golave të Adam Szalai dhe Andras Schafer, por vendasit reaguan me rrjetat e Kai Havertz dhe Leon Goretzka.

Tepër i rëndësishëm goli i mesfushorit të Bayern Munchen, i cili evitoi eliminimin dhe tupërimin e “Pancerave” me golin e shënuar gjashtë minuta nga fundi i ndeshjes. Anglia është rivali i Gjermanisë në raundin e 1/8-ve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu