Sporti shqiptar në zi/ Ndahet nga jeta Murzaku

0

Sporti shqiptar është në zi për ndarjen nga jeta të mjeshtrit të madh Petrit Murzaku.

Pas tre viteve në regjim shtrati nga sëmundja e rëndë, Murzaku ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare. Legjenda u rrëzua, duke lënë pas një histori të jashtëzakonshme sportive.

Në vitet 1948-1964, për 16 vite rrjesht, ai ishte sportisti universal që luajti lojrat me dorë, garat e vrapimit e kërcimit, por dhe sporte të tjera, duke qëne kampioni absolut i Partizanit dhe i ekipeve tona kombëtare.

Pak vite më parë RTSH e la të gjallë kêtë figurë me përmasa kombëtare, përmes dokumentarit “Legjenda Murzaku”.

“Lamtumirë kampioni Petrit Murzaku, që për fat të keq, tashmë flet edhe me heshtjen tënde…!”, shkruajnë miqtë e tij në rrjete sociale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu