“Studentët 7 vite më parë diplomoheshin në Master pa mbaruar Bachelorin”, Balla thirrje të rinjve në Përrenjas: Mbështesni njerëzit model

0

Drejtuesi Politik i PS për Qarkun e Elbasanit, Taulant Balla zhvilloi sot një takim me të rinjtë e Përrenjasit.

Gjatë fjalimit të tij, Balla iu kujtoi të rinjve se si funksionin disa universitete “kioska” 7 vite më parë dhe i’u bëri thirrje që të mbështesin njerëzit model që kanë dhënë kontribut në vend.

“Ajo qe dua të flas me të rinjtë dhe të rejat e Bashkisë Përrenjas, është t’ju kujtoj disa gjëra që kanë ndodhur 7 viteve me parë. Nëse ju do të ishit maturantë dhe nxënës të shkëlqyer, përkrah jush në disa universitete kioska me emra të çuditshëm si Kristal, Vitrinë, shkonin merrnin diplomën e Masterit pa mbaruar Bachelorin.

Unë mendoj që rinia e Prrenjasit duhet të mbështesë njerëzit të cilët janë model, të cilët kanë dhënë një kontribut për Shqipërinë dhe komunitetin e tyre. Të jesh i ri apo e re, gjëja e parë që duhet të kesh është të jesh kundër korrupsionit dhe prandaj ne kemi propozuar këtu Albanën”, tha ai.
Balla u shpreh se në qarkun e Elbasanit, në këto 7 vite e gjysëm janë bërë punë që nuk mund të imagjinoheshin më parë.

“Edi Rama ka ardhur në qeverisjen e vendit 7 vite e gjysëm më parë dhe ne kemi bërë punë që në qarkun tonë nuk mund të imagjinoheshin për nga vlera. Shtatë vjet ka që punohet në këtë vend. Nuri Belba ka nevojë të ketë në krah një deputet e cila, bashkë më mua dhe Edi Ramën, të sjellim investime. Ne do të vazhdojmë ta transformojmë vendin pasi nuk e kemi mbaruar dot”, përfundoi Balla.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu