Studentët e mjekësisë paralajmërojnë bojkotim të vitit akademik: Kushi të dorëhiqet!

0

TIRANË- Studentët e mjekësisë duke protestuar para parlamentit, kanë paralajmëruar sërish se nëse qeveria nuk tërhiqet nga ky projektligj, do të bojkotojnë vitin akademik.

“Kemi nja një muaj që protestojmë, por kjo nuk do të thotë se do të ndalemi sot. Jua kemi thënë dhe në komision, edhe në intervista, edhe në protesta, edhe në statuse, edhe në forumin e mjekëve që ne do e çojmë në Gjykatë Kushtetuese çështjen. Jua kemi thënë dhe këtë tjetrën, po ato firma, ku të dorëzohet që këta studentë do të bojkotojnë vitin akademik. Anuloni ligjin, zero kompromis!Ne parlamentin kryesor e kemi këtu! Parlamenti i Shqipërisë është gjobëvënie”, tha një prej studenteve që proteston.

Studentët kërkojnë mos miratimin e projektligjit të propozuar nga qeveria, i cili kushtëzon marrjen e diplomës me 5 vite punë të detyruar ose në të kundërt pagimin e tarifës prej 5300 euro.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu