Studimi: Omicron prek vetëm fytin, nuk zbret deri në mushkëri

0

Një studim me tejet vlera është bërë publike në mediat e huaja, duke ulur rrezikun e infektimit nga Covid me variantin Omicron.

Studimet e fundit arrijnë në përfundimin se Omicron duket se infekton më lehtë fytin dhe më pak mushkëritë, sesa variantet e mëparshme të SARS-CoV-2.

Kjo shpjegon si infektimin e madh dhe ashpërsinë e ulët. Kjo karakteristikë e fundit është theksuar në një studim të Afrikës së Jugut në fund të dhjetorit, i cili zbuloi një ulje prej 80% të numrit të shtrimeve në spital me Omicron në krahasim me variantet e mëparshme.

“Mutacionet e ndryshme të Omicron mund të kenë ndryshuar aftësinë e tij për të infektuar qelizat,” i tha “The Guardian” Deenan Pillay, profesor i virologjisë në UCL. Varianti i ri duket se sulmon më shumë traktin e sipërm respirator, duke prekur qelizat e fytit. Kur një virus shkon në fyt, ai është më i transmetueshëm. Por nëse është i aftë të infektojë indet e mushkërive, siç ishte rasti me virusin origjinal të SARS-CoV-2 dhe variantet e tij, është potencialisht më i rrezikshëm, por më pak i transmetueshëm.

Varianti i ri duket se sulmon më shumë traktin e sipërm respirator, duke prekur qelizat e fytit. Kur një virus replikohet në fyt, ai është më i transmetueshëm, ndërsa nëse është i aftë të infektojë indet e mushkërive (siç ishte rasti me shtamin origjinal të SARS-CoV-2 dhe variantet e tij) është potencialisht më i rrezikshëm, por më pak i transmetueshëm.

“Rezultatet e këtyre studimeve janë qetësuese, por ato në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjnë të humbasim vigjilencën,” paralajmëron James Steëart (Universiteti i Liverpulit). Virusi është ende shumë i rrezikshëm për subjektet më vulnerabël – siç janë njerëzit e imunosupresionuar dhe të moshuarit – dhe aq më tepër për ata që nuk janë të vaksinuar: nëse është e vërtetë që vaksina nuk parandalon kontraktimin e sëmundjes, ajo redukton në mënyrë drastike rrezikun e duke e zhvilluar në formë të rëndë ose fatale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu