Stuhi breshëri në Gramsh, dëmtohen të mbjellat në disa fshatra (Video)

0

Nga Shkëlzen Henkoja

Stuhi të fuqishmi shiu dhe breshëri kanë përfshirë sot disa zona të bashkisë së Gramshit.

Sipas të dhënave, stuhia e fuqishme ka shkaktuar shumë dëme duke rrafshuar kultura bujqësore, vreshta dhe dru-frutorë.

Sipas njoftimeve që vijnë, stuhia ka shkaktuar dëmtime të mëdha në fshatin Rovje të Njësisë Administrative Kukur dhe në disa fshatra përreth.

“Sot ishte një vapë e tmerrshme, por për 20 minuta qielli u nxi dhe nisi një stuhi e paparë breshëri dhe shiu”, tregon një fermer. I dëshpëruar ai tregon se në pak minuta breshëri i rrëzoi në tokë prodhimet duke e rrënuar ekonomikisht.

“Kemi pësuar dëme të mëdha sepse të mbjellat, vreshtat dhe dru-frutorët na u shkatërruan. Ne apelojmë për ndihmë, por nuk kemi besim se do të na ndihmojë kush”, shprehet fermeri.

Kapriçot e motit në fakt janë konstatuar edhe në disa zona të Librazhdit, Prrenjasit dhe Elbasanit, ku sipas njoftimeve reshjet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në bujqësi.


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu