Gramsh/ Futbollisti i ADA-s godet me grusht gjyqtarin e ndeshjes, ndalohet nga policia

0

Grushta , sharje dhe fyerje. Futbollisti i ekipit të ADA-s V.P. 29 vjeç qëllon me grusht gjyqtarin e ndeshjes B.L. 32 vjeç pasi ka qenë kundër ekzekutimit të një penalltie.
Gjithçka ndodhi pjesën e dytë të ndeshjes.
29-vjeçari ka refuzuar me forcë vendimin e gjyqtarit, madje ka shkuar dhe e ka qëlluar me grushta.
Është dashur ndërhyrja e policisë që lojtari të shoqërohet për në komisariat ku po kryhen procedurat rreth ngjarjes në fjalë.
Ja komunikata e policisë:

Gramsh/ Informacion paraprak

Në stadiumin e qytetit të Gramshit në pjesën e dytë gjatë zhvillimit të ndeshjes ndërmjet ekipeve Gramshi -Ada, futbollisti i skuadrës “Ades”, shtetasi V.P., 29 vjeç, banues në Velipojë, ka goditur dhe fyer gjyqtarin e ndeshjes shtetasin B.L., 32 vjeç, banues në Lezhë, pasi lojtari nuk ka qenë dakort për ekzekutimin të një penalltie .

Lojtari është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Gramsh, për veprimet e mëtejshme proceduriale.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu