Stuhitë e shiut dhe dëborës kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit.
Në zonat e thalla malore si në Rovje të Gramshit, apo Lunik dhe Fushë Studen të Librazhdit, trashësia e dëborës ka shkjuar nga 30-50 cm.
Vëmendja është përqëndruar në aksin Elbasan-Qafëthanë-Korçë.
Në Qafëthanë ka pasur reshje të dendura të dëborës por aty vazhdimisht kanë qarkulluar borëpastruese duke e mbajtur hapur aksin rrugor.
Situatë e rënduar paraqitet në dis akse dytësore që lidhin fshatrat e thellë malorë me qendrat urbane. Tashmë disa nga këto fshatra janë të bllokuar nga dëbora.
Probleme raportohen edhe në furnizimin me energji në disa fshatra në Elbasan, Cërrik, Gramsh, Librazhd e Prrenjas. Grupet e punës ndodhen në terren, por stuhia e rës dhe moti i keq nuk l;ejojnë të përparohet në eleminimin e difekteve.
Në Elbasan ka pasur prurje të përroit të Zaranikës i cili paraqet gjithmonë probleme në kohë reshjesh. Megjithatë nuk ka përmbytje. Prurjet në lumenjtë Shkumbin e Devoll janë në nivel mestar dhe nuk ka përmbytje të tokave bujqësore. Por era e fortë ka dëmtuar mjaft sera të mbjella me perime.
Bashkitë dhe njësitë vendore po punojnë për të zhbllokuar situatën e krijuar në vendet problematike.
Informacion i orës 11.30 i Shtabit të Emergjencës në Prefekturën Elbasan
Ne gjithe qarkun Elbasan vazhdojne reshjet e shiut dhe ne lartesi mbi 900m kemi reshje debore.
Situata paraqitet si me poshte:
Ne aksin rrugor nacional Elbasan-Q.Thane kemi reshje debore te cilat kane arritur deri ne 10cm, por traseja e rruges eshte e pastruar nga mjetet e firmes kontraktuese. Gjithashtu kjo e fundit mban nen kontroll edhe segmentet e tjera ne kete aks dhe vecanerisht tek kthesat e Murrashit ku kohe pas kohe ka renie inertesh. Qarkullimi i mjeteve nuk eshte nderprere.
Ne aksin rrugor nacional Librazhd-Stebleve ka prezence debore ne segmentin Fushe Studen-Stebeve qe ka arritur deri ne 10cm. Aktualisht reshjet jane shi dhe debore dhe rruga eshte e hapur e qarkullimi i mjeteve vazhdon pa zinxhire.
Ne akset e tjera nacionale e rurale nuk paraqiten probleme.
Ne furnizimin me energji elektrike kemi nderprerje ne disa pjese te qytetit te Cerrikut dhe Nj.A Shales. Ne bashkine Elbasan jane stakuar fidrat ne Nj.A Labinot Mal dhe ne Nj.A Gjergjan ne fshatrat Llixhe e Shirgjan.