Stuhi shiu përfshijnë qarkun Elbasan. Ja problematika?

0

Stuhi shiu kanë përfshirë edhe qarkun e Elbasanit. Reshjet e dendura shkaktuan përmbytje në rrugë në disa qytete, ndërkohë që ujërat kanë vërshuar në rrugë në mjaft fshatra për shkak të fryrjes nga prurjet të përrenjve.

Edhe lumi Shkumbin ka rritur nivelin e tij.

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd-Qafëthanë ka pasur edhe rrëshqitje gurësh dhe inertesh që janë pastruar nga firmat nënkontraktore.

Ndërkohë raportohen dëme në bujqësi si pasojë e erërave të forta dhe rrebesheve të shiut. ka pasur dëmtime në drufrutorë dhe në sera.

Aktualisht situata po shkon drejt qetësimit pasi edhe reshjet pushuan. infowebtv


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu