Stuhi të fuqishme shiu dhe breshëri përfshijnë Elbasanin (Foto, video)

0

Një stuhi e fuqishme shiu dhe breshëri kanë përfshirë sot në mesditë Elbasanin dhe periferitë e tij.

Reshjet janë shoqëruar me shkarkesa të forta rrufeshë.

Si pasojë e këtyre reshjeve uji ka vërshuar në rrugët e qytetit duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve dhe këmbësorëve.

Gjithashtu raportohet se stuhia ka shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore, si gruri, të mbjella të stinës në perime dhe dru-frutorë.

Vetëm gjatë ditës së sotme, u raportua se nga rrufetë ngordhën 250 kokë bagëti.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu