Një stuhi e fortë ka goditur zonën veriperëndimore të Francës, duke lënë 90,000 familje pa energji elektrike.
Mediat e huaja bëjnë me dije se si pasojë e kësaj stuhi dimërore autoritet kanë anuluar dhe trafikun hekurudhor dhe i kanë bërë thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm si pasojë e kushteve të vështira atmosferike, dhe të reduktojnë udhëtimet.
Në një njoftim për shtyp nga shërbimi meteorologjik francez Meteo France, thuhet se ende nuk është përcaktuar saktësisht vendndodhja dhe intensiteti i ndikimeve më të forta të stuhisë.