Presidenti Bajram Begaj ka dekoruar në emër të shtetit me një medalje të lartë të Republikës, ambasadorin William G. Walker personi që ndryshoi rrjedhën e historisë së Kosovës, rajonit tonë dhe të vetë NATO-s.
Begaj në ‘Facebook’ shkruan se ambasadori Walker është një personalitet ndërkombëtar dhe ndër të parët që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.
Sakaq shton se Walker është një shembull i lirisë dhe prosperiteti për të gjithë rajonin.
Postimi i plotë:
Nderova sot në emër të shtetit shqiptar dhe të gjithë shqiptarëve, me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit” Ambasadorin Ëilliam G. Ëalker.
Ambasadori Ëalker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan dyzet e pesë qytetarë të pafajshëm nga trupat ushtarake dhe paraushtarake të regjimit të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.
Për të mos harruar krimet e së shkuarës si edhe në sfondin e agresionit të pajustifikuar rus në Ukrainë, për të ruajtur paqen dhe për t’i lënë një botë më të mirë fëmijëve tanë, vlerësojmë personalitete si Ambasadori Ëalker, shembull dhe mbrojtës i jetës, lirisë dhe prosperitetit të qytetarëve të Kosovës, të rajonit e të kombit tonë.