Stuhia “Elsa” ‘pushton’ New Yorkun, përmbyten rrugët e qytetit

0

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë prekur nga stuhia e quajtur “Elsa”.

Qyteti më i prekur, sipas mediave, është New Yorku. Atje, janë përmbytur disa rrugë si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, si dhe disa metro, kanë dalë jashtë funksionit nga prania e madhe e ujit.

BBC, sjell pamje të stuhisë së fuqishme, të filmuar nga vetë qytetarët.

“Në orët e ardhshme pritet përkeqësim i situatës, raportoi “New York Times”, duke iu referuar një burimi nga autoritetet.

Situata shihet problematike dhe në disa zona të tjera, si Big Apple, Nju Xhersi dhe Konektikat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu