Pas orës 14:00 të kësaj të premteje, Belshi dhe zona e Dumresë janë përfshirë nga një stuhi e pazakontë me reshje të dendura shiu e breshëri të shoqëruara me erë të fortë. Moti ekstrem ka sjellë pasoja serioze në infrastrukturë dhe ka paralizuar qarkullimin në disa rrugë të qytetit.
🚫 Uji i tepërt ka tejkaluar kapacitetin e kolektorëve, duke shkaktuar përmbytje të menjëhershme dhe duke krijuar rrezik për kalimtarët dhe automjetet. Ndërkohë era e fortë ka vështirësuar edhe ndërhyrjet e shërbimeve të emergjencës.
🔔 Autoritetet lokale u bëjnë thirrje qytetarëve të qëndrojnë në banesë dhe të shmangin çdo lëvizje të panevojshme deri në stabilizimin e motit. Deri tani nuk raportohen dëme në njerëz apo prona, por situata mbetet dinamike.
🌪️ Ky është një ndër rastet më të rralla të motit ekstrem të regjistruara në rajon, i ngjashëm me stuhitë e forta të javëve të fundit në disa qytete të vendit tonë .
🚨 Strukturat e emergjencave në Belsh janë në gadishmëri dhe po monitorojnë nga afër zhvillimet për çdo ndërhyrje të nevojshme.
#Belsh #Dumre #MotiEkstrem #Stuhia #Emergjenca #QëndroISigurt #Reshje #Informim