Edhe në Elbasan interesi i fermerëve për të përfituar nga mbështetja financiare në bujqësi është i lartë.Këto janë pamjet që vijnë nga njëra prej pikave të aplikimit në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë.
Fermerët ngjitur me njëri-tjetrin presin të marrin shërbim. Pavarësisht se aplikantët mund të përdorin edhe aplikacionin e-albania, nuk e zgjedhin këtë variant për shkak të mungesës së njohurive pasi pjesa më e madhe janë të moshuar.
Më shumë interes, ashtu si vitet e shkuar ka pasur për për skemën mbështetëse të naftës, ndonëse fermerët thonë se është e pamjaftueshme.
Këtë vit dokumentacionit të ngarkuar në sistem i shtohet edhe llogaria bankare. Ka pas prej tyre që nuk e kanë patur këtë informacion, ndaj janë larguar pa mbaruar punë.
Ndonëse aplikimet mbyllën më 19 prill shihet një ngutje e fermerëve për ta mbyllur këtë proçedurë sa më shpejtë. Të indinjuar për pritjet në radhë ata kërkuan shtimin e sporteleve.