Sulm me armë në Zvicër/2 të vrarë dhe një i plagosur

0

Dy persona u vranë dhe një tjetër u plagos nga të shtënat në qytetin zviceran të Sion të hënën, njofton policia

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Sion, Zvicër, ku si pasojë e një sulmi me armë, dy persona kanë humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur.

Policia tha se i dyshuari, i cili nuk është identifikuar, hapi zjarr në dy lokacione të ndryshme në qytetin e Sionit, i cili ka rreth 35,000 banorë.

Sipas autoriteteve, autori i njihte viktimat por nuk dhanë detaje të mëtejshme, duke shtuar se ai mbetet ende i lirë.

Zvicra, një vend me rreth 9 milionë banorë, ka një shkallë të lartë të posedimit të armëve.

Small Arms Survey, një organizatë me bazë në Zvicër që monitoron tendencat globale të dhunës së armatosur, vlerëson numrin e armëve të zjarrit në posedim të civilëve në 2.3 milionë.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu