Sulm me thikë , raportohet për 3 viktima

0

Tre persona kanë mbetur të vrarë sot në një sulm me thikë pranë një stacioni treni në qytetin rus të Ekaterinburg, sipas një njoftimi nga agjencia e lajmeve TASS. Sipas agjencisë, policia ka arrestuar autorin e sulmit.

Autori gjithashtu sulmoi oficerët, në momentin kur ata u përpoqën ta arrestonin. Gjatë përplasjes me policinë, autori u plagos dhe u dërgua në një spital, ku do të merret në pyetje.

Sipas burimeve, incidentet ndodhën gjatë një debati të çastit dhe personat ishin në efektin e alkoolit.

infowebtv

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu