VIDEO/ Si u ekzekutua Endri Mustafa në Shkodër, gjendet pistoleta e krimit

0

Shkodër- Detaje të reja lidhur me ekzekutimin e Endri Mustafës në Shkodër. Mësohet se ai është qëlluar me të paktën 7 plumba. 1 plumb e ka marrë në gojë, 3 të tjerë në kokë dhe 3 plumba në gjoks.

Ndërkohë në vendin e ngjarjes është gjetur edhe një pistoletë që dyshohet se është arma me të cilën është kryer vrasja si dhe 8 gëzhoja. Ndërkohë në armë është gjetur edhe një plumb i pa shkrepur.

Viktima është gjetur sot rreth orës 09:00 në bregun e liqenit, në livadhe, në lagjen Guerile, i vrarë me armë zjarri. Policia njofton se po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes në fjalë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu