Sulmi i frikshëm në aeroport, vdesin 16 persona

0

 

Të paktën 16 persona janë vrarë dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur në një sulm në aeroportin Aden në Jemen ditën e sotme.

Askush në aeroplanin qeveritar nuk u lëndua. Mohammed al-Roubid, nënkryetari i zyrës shëndetësore të Adenit, tha për Associated Press se të paktën 60 persona u plagosën në shpërthim. Burimi i shpërthimit mbetet i panjohur dhe asnjë grup nuk mori përgjegjësinë e sulmit në aeroportin në qytetin jugor.

Shpërthime të forta dhe të shtëna me armë u dëgjuan në aeroport menjëherë pas mbërritjes së avionit, thanë dëshmitarët. Anëtarët e kabinetit, duke përfshirë Kryeministrin Maeen Abdulmalik, si dhe Ambasadorin Saudit në Jemen Mohammed Said al-Jaber, u transferuan të sigurt në pallatin presidencial të qytetit, raportuan mediat saudite.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu