Një nga agresorët që sulmuan kancelarin e Gjykatës së Elbasanit, Ledio Sulkuqit është identifikur dhe është shpallur në kërkim.
Policia e Elbasanit, pasi ka marrë të gjitha kamerat e rrugës Egnatia ne Lagjen “Kala”, por edhe kamerat e bizneseve, që ndodhen përballë automjetit të autorëve kanë identifikuar njërin prej tyre, i cili është Osama Gashi, tashmë i shpallur në kërkim.
Ndërkohë nga kamerat e sigurisë pranë vendit ku ndodhi ngjarja duken dy persona, njëri me kapele të zezë prandaj policia po punon për identifikimin e autorit të dytë.
Sulkuqi u sulmua me mjete të forta, levë, disa ditë më parë teksa po dilte nga zyra e tij e punës. Deri më tani dyshohet që sulmi ka ardhur për shkak të detyrës.
Elbasan
Në lidhje me ngjarje e ndodhur më datë 10.04.2022, ku bëhet fjalë për goditjen me sende të forta të shtetasi L. S., 51 vjeç, ju bëjmë me dije se është identifikuar njëri prej bashkëpuntorëve të dyshuar të ngjarjes është shtetasi U. G., 24 vjeç, banues në Elbasan.
Grupi hetimor në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, indentifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në ngjarje.